-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Nga MLS në La Liga – si ndryshoi jeta e Taty Castellanos brenda një viti

Taty Castellanos ka pushtuar titujt e gjithë mediave botërore pas katër golave të shënuar kundër Real Madridit të martën mbrëma në kuadër të La Ligas.

Kur Girona nënshkroi Taty Castellanos, ata e dinin se po nënshkruanin një golashënues. Një ‘nëntë’ klasik, sulmues të zonës.

Argjentinasi erdhi në skuadër si huazim nga New York City, një nga klubet që i përket City Football Group, flamuri kryesor i të cilit është Manchester City dhe që ka një marrëveshje edhe me spanjollët e Gironas.

“El Taty” iu bashkua Gironas këtë verë pasi shënoi 13 gola sezonin e kaluar në MLS.

Katër prej golave erdhën pikërisht nga një ndeshje e vetme, ashtu sikurse bëri kundër Realit.

Kjo ndodhi vetëm një vit më parë, në prill të 2022. New York City mundi Real Salt Lake me rezultat 6-0 dhe sulmuesi argjentinas arriti atë që ishte pokeri i parë i karrierës së tij.

Kundër Real Madridit, Taty bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe shënoi katër gola, duke pranuar një ovacion të jashtëzakonshëm nga Montilivi gjatë zëvendësimit dhe lëvdata nga shokët dhe trajneri i tij.

Me pokerin e tij, Castellanos ka shënuar tashmë 11 gola këtë sezon dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm për klubin e tij në një vit në të cilin iu desh të mbyllte rrjetet sociale pas një gabimi kundër Barcelonës.

Urime nga bashkëlojtarët e tij në New York City

Pas lojës së tij të mrekullueshme kundër Real Madridit, ata që ishin bashkëlojtarët e tij në New York City donin ta uronin Tatyn.

“Çfarë paraqitje sot, shok! Urime për katër golat, të urojmë fat të mirë për pjesën tjetër të sezonit”, i thanë ata në një video të postuar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img