-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Nga mesi i nëntorit pritet të bjerë bora e parë, policia apel shoferëve t’i kenë me vete pajisjet dimërore

Pas hyrjes në muajin nëntor, temperaturat në vendin tonë kanë filluar të ulen.

Profesori universitar, Sylë Tahirsylaj ka treguar për Telegrafin se si do të jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim dhe kur pritet të ketë reshje të para të borës në vend.

Tahirsylaj ka theksuar se nga sot (e hëne) pritet të ketë reshje shiu, të cilat do të intensifikohen më shumë gjatë fundit të javës.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore të ngrohta për këtë kohë të cilat vijnë nga Afrika Veriore. Temperaturat minimale do të luhaten nga 3-7 gradë ndërkaq maksimalja nga 12-23 gradë celsius. Ky mot do të na shoqërojë deri në fund të kësaj jave . Reshje të shiut do të ketë ditën e hane, të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën”, ka thënë Tahirsylaj.

Ai ka shtuar se do të ketë erë nga ana e jugut edhe jugperëndimit me shpejtësi deri në 8 metra për sekondë, shkruan Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img