-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nga mbështetja me grante e MBPZHR’së këtë vit do të hapen 2600 vende pune

Edhe këtë vit, nga Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të hapen 2600 vende të rregullta pune në sektorin e bujqësisë si dhe në atë të shërbimeve, shitjes dhe transportit.

Me grantet që do të ndahen nga buxheti 23 milionë euro, planifikohet që agrobizneset të hapin vende të reja pune.

Në bazë të indikatorëve që përgatitën në momentin e finalizimit të programit, e që janë indikatorë sipas modeleve që përgatitë Banka Botërore, 1600 vende të rregullta pune do të hapen direkt në bujqësi, ndërkaq 1000 të tjerë në afarizëm që lidhet me bujqësinë siç është transporti i mallrave, si dhe shitja.

Edhe në herët e kaluara, siç njoftojnë nga ministria që udhëhiqet nga Memli Krasniqi, numrin i vendeve të punës që janë hapur në bujqësi në vit, vetëm nga programet e ministrisë ka qenë i njëjtë. Vitin e kaluar po ashtu u hapen 2600 vende pune, ndërkaq në vitin 2015 u hapën 2500./PrishtinaPress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img