1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nga MAPL-ja thonë se hapja e Urës së Ibrit do të bëhet gjatë verës

Zëvendësministri i MAPL-së, Arbër Vokrri, thotë se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut do të bëhet këtë verë.

Vokrri thotë se nuk ka ndonjë datë të saktë, por sipas tij nuk ka arsye që të pritet vjeshta. Ai thotë se janë krijuar kushte për hapjen e urës, pasi që janë zvogëluar mundësitë për trazira.

“S’jam i sigurt për kohën e saktë, natyrisht se është diskutuar më shumë se njëherë mes institucioneve të shtetit tonë dhe ka arsye që nuk është shtyrë pra vendimi për zbatimin pasi e ka votuar Kuvendi Komunal i Komunës së Mitrovicës Veriore. Pra, arsyeja ka qenë e thjeshtë që të mos ngutemi të mos dukemi që po tentojmë ta provokojmë situatën, mirëpo me kalimin e kohës potenciali për trazira vërehet qartë se është zvogëluar. Mendoj se para vjeshtës që i bie gjatë verës. Por, datë të saktë nuk kemi. Mendoj se nuk ka nevojë të pritet vjeshta fare”, tha ai në Tëvë1.

Ai tha se Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare duhet të mësohen se menaxhimi i çështjeve komunale i takon institucioneve të Kosovës.

“Unë mendoj ngjashëm si zëvendësdrejtori i Policisë së rajonit të veriut, Veton Elshani, pra është vetëm çështje kohe dhe them se edhe BE-ja dhe organizatat tjera ndërkombëtare duhet të mësohen se menaxhimi i çështjeve komunale brenda Republikës së Kosovës i takon institucioneve të saj, nuk do të jetë pjesë e diskutimeve apo debateve me shtetet tjera, qoftë edhe me Serbinë”, deklaroi ai.

Vokrri tha se qytetarët në veri janë të interesuar për bashkëjetesë si dhe të lidhet qyteti organikisht që ata të lëvizin lirshëm në të dy anët e urës.

“Opinioni i përgjithshëm është se duhet të mësohet edhe BE-ja edhe instancat tjera ndërkombëtare të pranishme në Kosovës se qytetarët e Kosovës janë të interesuar për bashkëjetesë dhe se është e drejtë e gjithë qytetarëve, pra nuk është e rezervuar vetëm për një etni, por qyteti i ndarë i Mitrovicës ka nevojë që edhe nëse mbetet administrativisht i ndarë në dy pjesë të lidhet organikisht që qytetarët të lëvizin lirshëm në të dy anët e urës”, deklaroi zëvendësministri i MAPL-së.

Lidhur me deklaratat se së shpejti do të hapet Ura e Ibrit ka reaguar edhe BE-ja, duke thënë se kjo çështje zgjidhet me dialog.

Zyra e BE-së në Kosovë në një përgjigje për teve1.info deklaroi se hapja e urës është temë e dy marrëveshjeve të arritura në vitin 2015 dhe 2016.

“Hapja e urës së Mitrovicës është temë e dy marrëveshjeve të arritura nga palët në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në vitin 2015 dhe 2016. Pavarësisht përpjekjeve të BE-së  për lehtësimin ndër vite, ura mbetet e mbyllur për trafik. Duke qenë se kjo është një çështje që i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim lidhur me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë”.

BE bëri thirrje për të dyja palët në dialog që të zbatojnë çdo marrëveshje të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“BE-ja mbetet e gatshme për të lehtësuar bisedimet. BE-ja gjithashtu u kërkon të gjithëve që të përmbahen nga çdo veprim provokues që mund të rrezikojë stabilitetin e terrenit dhe të largojë palët nga zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve – që duhet të jetë prioriteti i tyre kryesor”, deklaruan nga Zyra e BE-së.

Ndaj kësaj, ka reaguar edhe Lista Serbe duke thënë se kjo është “lëvizje e panevojshme dhe e papranueshme”. Sipas Listës Serbe, qëllimi është destabilizimi i situatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img