Site icon PrishtinaPress

Nga lufta në Kosovë deri te sëmundja e babait, Arta Kabashi ndan rrëfimin prekës për jetën e saj

Mbrëmë (e shtunë) ishte Prime-i i Big Brother Vip Albania, me shumë të papritura dhe momente emocionuese.

Këngëtarja nga Kosova, Arta Kabashi, ndau me gjithë publikun një rrëfim shumë emocionues të jetës së saj.

Vështirësitë që kanë kaluar ajo dhe familja e saj gjatë luftës në Kosovë, ishin padyshim pjesë këtij rrëfimi prekës.

Foto: Big Brother Vip Albania/ YouTube

Arta tregon që në vitin 1999, gjatë protestave, u ka hyrë në shtëpi në protuestues shumë i lënduar dhe për familjes ka qenë një përjetim i rëndë.

Pas sulmeve në Kosovë, këngëtarja shpjegon që janë detyruar të kalojnë kuftirin për në Mal të Zi në këmbë.

Foto: Big Brother Vip Albania/ YouTube

“Pasi u kthyem në Kosovë e kemi gjetur shtëpinë e kallur dhe të gjitha kujtimet e kallura.”- shprehet Arta me lot në sy.

Më tutje Arta tregon që babai i saj ka pasur një sëmundje të zemrës.

Foto: Big Brother Vip Albania/ YouTube

“Ishim duke menduar si t’i mbledhin paratë për të kryer operacionin që kishte për ta kryer në Vienë. Dhe ka vendosur motra e kishës në Pjesë, ta dërgojnë në Vienë. Jemi detyruar secili t’i bëhemi krah, e unë hoqa dorë nga ëndrea ime, sepse nuk ishte koha e duhur ta ndjek muzikën” – thotë Arta.

“Ana është pika ime e dobët, shoqja ime, mami, babi, është udhëtare e imja me mua në këtë botë, më merr malli për të. Kur vjen pun ate Ana them që ia vë flakën gjithçkaje për të” – e përlotur përfundon Arta rrëfimin e saj.

Exit mobile version