1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nga “lloçi” i Kosovës, në grupet e Ligës së Kampionëve

Me golin e realizuar që në debutim për Spartën e Pragës, Albion Rrahmani e vulos kualifikimin e ekipit të tij për finalet e Ligës së Kampionëve.

Futbollisti që deri para një viti e gjysëm luante me Ballkanin në Kosovë, u shndërrua në hero për 38 herë kampionin e Çekisë, qysh në paraqitjen e tij të parë, njofton Klankosova.tv.

Sparta e mposhti Malmon në të dy ballafaqimet e PlayOff-it dhe tani pas 18 vjetësh, kthehet në mesin e skuadrave më të mira të kontinentit.

Rrahmani ishte golashënuesi i dytë gjatë kësaj ndeshje. Ai topin në rrjetë e futi në minutën e 83-të. Tre minuta më herët, Lukas Haraslin, shënoi golin e parë.

Loja përfundoi me rezultat 2-0.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img