Site icon PrishtinaPress

Nga LDK e akuzojnë Ministrinë e Kulturës për “militantizim ekstrem” dhe “paaftësi”

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pasur kritika të ashpra ndaj Ministrisë së Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku.

Halimi me anë të një video-adresimi ka deklaruar se kultura në Kosovë për “dy vjet qeverisje ka shënuar degradim të shumanëshëm” derisa ka përmendur mungesën e investimeve kapitale.

Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie ka akuzuar MKRS-në edhe për “militantizim të skajshëm të institucioneve”.

Exit mobile version