Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i është përgjigjur deklaratave të kundërkandidatit të tij, Lumir Abdixhiku se ka qenë i befasishëm synimi i tij për ta marrë udhëheqjen e LDK-së.
Mustafa u pyet që t’i komentojë deklaratat e Abdixhikut se kandidimi i Mustafës ishte befasi, ndërsa tha se të gjithë kandidatët janë një ekip.
“Natyrisht ne gjithë jemi një ekip, ekipi LDK. Unë, Lumiri, Lutfiu dhe të gjithë të tjerët jemi ekipi i LDK-së”, tha Mustafa.
Ai tha paraprakisht se po kërkon që të thehet heshtja në LDK.
“Edhe kandiddimi im është për të insistuar që heshtja të thehet”, tha Mustafa.
Ai tha se LDK-ja duhet të rikthehet.
“Duhet të rikthehemi në themelet tona, në vizionin tonë”, u shpreh Mustafa.