Këngëtarja Era Istrefi është në pritje të lansimit të këngës së saj më të re për tregun ndërkombëtar, shkruan prishtinapress.eu
Kënga titullohet “Selfish” dhe xhirimet e klipit janë bërë në Los Angeles, e performanca e këngëtares kosovare duket se do të jetë e veçantë.
Kjo bazuar në një video të shkurtër të publikuar në Instagram nga vetë Era e cila ka zgjedhur që ta ndajë me ndjekësit e saj trailerin e klipit.
Era Istrefi është duke punuar edhe për një projekt tjetër muzikor në të cilin do të vijë në duet me motrën e saj Nora Istrefin. Xhirimet e këtij klipi mendohet se do të bëhen në Prishtinë.