Nga këto komuna janë rastet e reja me Koronavirus

418
Advertisement

Gjatë 24 orëve të fundit pozitivë me Koronavirus në Kosovë kanë rezultuar 62 persona si dhe janë shëruar 85 të tjerë.

Advertisement

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.

Postimi i plotë:

85 TË SHËRUAR DHE 62 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARSCoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

PostAdssFotoja e reklamës