1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Nga kabineti i Hekuran Muratit thonë se Kosova do ta ketë rritjen më të lartë ekonomike

Blirind Danjolli, këshilltar i ministrit të Financave, Punës dhe Trasfereve, ka thënë se Kosova do të jetë ekonomia me rritjen më të madhe ekonomike në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo sipas tij do të jetë periudha e viteve 2022-2024.

“Gjatë kësaj periudhe, Kosova do të rritet %1 më shpejt se mesatarja e BB6 dhe 1.2 % më shpejt se Serbia”, ka shkruar Danjolli në Twitter.

Ai duke iu referuar Bankës Botërore thotë se “Serbia është vendi me rritjen më të ngadaltë në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Qeveria Kurti është krenuar me rritjen ekonomike të shënuar vitin e kaluar.

Por për shkak të krizës në tregjet globale, vendi po shënon normën 19 për qind të inflacionit sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Opozita gishtin e drejton kah “mosveprimi qeveritar”.

Kërkojnë masa më të shpejta, pasi shumë institucione kredibile ndërkombëtare e kanë parashikuar një dimër të vështirë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img