7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Nga janari 74 raste të dhunës seksuale, Haxhiu: Numri i madh është kambanë alarmi për institucionet

Nga janari 74 raste të dhunës seksuale, Haxhiu: Numri i madh është kambanë alarmi për institucionet
16.10.2023 13:46
Haxhiu

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka lansuar projektin “Rehabilitimi dhe Riintegrimi i të Miturve – Viktima të Dhunës Seksuale”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me këtë rast tha se kanë ndërmarrë një varg reformash ligjore që e adresojnë këtë çështje.

Por, sipas saj shqetësuese mbetet fakti i rritjes së vazhdueshëm të numrit të rasteve, ku është konfirmuar se nga janari janë ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore 74 raste të dhunës seksuale.

Ky numër kaq i madh i rasteve e sidomos te të miturit, sipas ministres është kambanë alarmi për të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë e të ndërmarrin masa.

“Për gjatë këtyre dy viteve mandat kemi iniciuar dhe zbatuar një seri reformash ligjore e financiare të cilat adresojnë ngacmimet, por edhe dhunën seksuale dhe fuqizojnë politikat e parandalimit. Protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale që për herë të parë Republika e Kosovës e ka miratuar një dokument të tillë është një nga dokumentet më të rëndësishme që është hartuar në bashkëpunim me partnerët organizata përfshirë edhe organizatën KRTC që në fakt trajton formën e rënd shkeljen e rënd të të drejtave të njeriut që është edhe dhuna seksuale”.

“Për fat të keq të dhënat e fundit në Kosovë tregojnë për një rritje të rasteve te dhunës seksuale nëse marrim statistikat nga janari deri shtatori ne vitin 2023 janë 74 raste te ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore te dhënat gjithashtu tregojnë një numër ne rritje konsiderueshme te fëmijëve që janë të mbijetuar të kësaj forme dhunës krahasuar me numrin e të rriturve. Rastet e dhunimit seksual te raportuar ndër vite janë kambanë e fuqishme alarmi për të gjitha institucionet tona për Ministrin e Drejtësisë, Qeverinë për institucionet e drejtësisë, policinë për organizatat poashtu dhe prandaj duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet dhe një zëri të luftojmë kundër stereotipave gjinore”, është shprehur ajo./EO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img