1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Nga Italia në Peru, si u bën shqiptarët lajm në botë për drogë

Brenda një dite dy grupe më shqiptar janë kapur( njëra ë kërkim) nga policia si të dyshuar për trafikim të tonelatave drogë në tregun evropian.

Një në Itali e tjetri në Peru. Këto arrestime janë bërë lajme botërore.

6 shqiptarë dhe 5 italianë janë prangosur nga policia italiane përmes një mega operacioni të zhvilluar ditën e djeshme, pasi akuzohen për trafikim të tonelatave drogë në tregun evropian. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane droga transportohej në Puglia dhe më pas shpërndahej edhe në rajone të tjera.

Ndërsa Policia e Perusë ka shpallur në kërkim dy shqiptar të tjerë të dyshuar për transportim të kokainës.  Policia e Perusë  ka sekuestruar 2.2 ton kokainë e cila do të dërgohej në Holandë.

Lënda narkotike, sipas raportimeve, ishte e fshehur në kanaçe shpargulli. Sakaq, autoritetet vendase kanë arrestuar shtatë peruanë, ndërsa dy shqiptarë janë shpallur në kërkim.

Kreu i antidrogës peruane, Cesar Echevarria deklaroi se grupi drejtohej nga dy shqiptarët. “Është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri”, theksoi Echevarria.

Shqiptarët e kapur për drogë në Itali

ITALI- Policia e Bergamos në bashkëpunim me policinë shqiptare, kanë lëshuar 8 urdhër arreste ndaj anëtarëve të një bande të përbërë nga italianë dhe shqiptarë për disa akuza.

Sipas mediave vendase, policia ka vënë në pranga 8 personat pasi akuzoheshin për grup të organizuar kriminal, emigracion të paligjshëm, mashtrim kundër sistemit kombëtar shëndetësor, korrupsion, falsifikim dhe trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Operacioni është zhvilluar i koordinuar me policinë shqiptaqre dhe është shtrirë në territorin tonë si dhe në atë italian, konkretisht në provincat e Milanos, Kremones dhe Monzas dhe Brianzas.

Policia ka sekuestruar mbi 500.000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe drogë në vlerë prej rreth 20.000 euro. Të arrestuarit, me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve, dyshohet se u kanë ofruar shtetasve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme, të cilat sipas rikonstruksionit do t’i lejonin ata të hynin ilegalisht në Itali.

Hetimi në fakt ka dokumentuar çështjen e çertifikatave mjekësore të rreme që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për kujdes urgjent dhe jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejonte ata të hynin në vend dhe të merrnin shërbime mjekësore dhe farmaceutike të përjashtuar nga rregullat. Mjekët e korruptuar do të merrnin para ose shërbime seksuale në këmbim. Sipas akuzave, të dyshuarit janë përfshirë edhe në trafikun e drogave të marra ilegalisht nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe të shitura në Shqipëri.

Sekuestrohen 2.2 tonë kokainë në Peru, në kërkim dy shqiptarët 

Një megaoperacion është zhvilluar në Peru, ku është sekuestruan një sasi e madhe droge.

Mediat e huaja bëjnë me dije se është sekuestruar 2.2 ton kokainë, ndërsa në pranga kanë rënë 7 persona nga Peruja dhe 2 shqiptarë. Droga do të dërgohej nga porti i Callao pranë kryeqytetit peruan Lima në Roterdam në Holandë.

Kreu i antidrogës peruane, Cesar Echevarria deklaroi se grupi drejtohej nga dy shqiptarët.

“Është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri”, theksoi Echevarria.

Gjithashtu tha se janë në koordinim me “Policinë Ndërkombëtare seksionin për lokalizimin e dy shtetasve shqiptarë që kanë mbërritur në vendin tonë si lehtësues logjistikë dhe koordinim me mafien”.

Sasia e madhe e kokainës ishte kamufluar në kanaçe shpargu që do të transportohej me një kamion.

“Kjo organizatë planifikoi të paguante drogën me monedha virtuale, bitcoin”, tha Echevarria.

Këtë vit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 tonë drogë.

Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, me rreth 400 tonë në vit, sipas shifrave zyrtare.

Përveç kësaj, ajo është, së bashku me Bolivinë, një nga prodhuesit më të mëdhenj të gjetheve të kokainës, lëndës së parë për kokainën, pas Kolumbisë.

Për këto arrestime shkruan edhe gazetari shqiptar Lutfi Dervish  i cili thotë se këto dy shtet nuk shohin hallet e shtetasve të tyre por merren me shtetasit e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Italia me 60 milionë e gjysëm banorë, dy lajme droge, sot, me shqiptarë! Peruja me 32 milionë banorë,  lajm dite, për drogën e shtetasve shqiptarë!

Nuk shohin hallet e shtetasve të tyre, por merren me shtetasit e një vendi më 2.7 milionë banorë!

Çfarë racistash të pandreqshëm?!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img