Site icon PrishtinaPress

Nga Haga në Qeveri, Haradinaj mbledh ministrat

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është kthyer nga Haga në Kosovë mbrëmë.

Pas kthimit nga Haga, ai ka thënë se do t’i kthehet punëve si qeveri në dorëheqje, pasi nuk guxojnë që ta lënë vendin në vakum qeverisës.

Haradinaj për sot ka thirrur mbledhje, e cila do të mbahet në ora 14:00.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj”, kishte deklaruar mbrëmë Haradinaj.

Exit mobile version