Cristiano Ronaldo mbrëmë e ka festuar ditëlindjen e tij të 34-të, shkruan prishtinapress.eu
Nga festa e ditëlindjes së tij, Ronaldo e ka ndarë një foto me ndjekësit në Instagram, imazh në të cilin shihet me të dashurën dhe djalin.
“34 vitet e jetës, një dashuri me përmasat e botës”, ka shkruar ai pranë postimit të bërë. Ndryshe mbrëmë Cristiano Ronaldo është deklaruar i lumtur që ditëlindjen e 34-të po e feston te Juventus, duke e cilësuar si përvojë të madhe qëndrimin në Torino.
“Dua të falënderoj tifozët për urimet dhe respektin e treguar për mua. Jam duke kaluar një përvojë të mrekullueshme në Juventus dhe jam me fat që luaj në Serie A. Të gjithë më trajtojnë mirë këtu, veçanërisht te Juve dhe më pëlqen shumë Torino: është e bukur dhe paqësore”, ishte shprehur ai.