0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Nga falënderimet, tek kritikat, si i përdor Zelensky fjalimet për të marrë atë që do

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka zhvilluar një luftë informacioni mbi kryeqytetet e botës perëndimore, teksa ushtria e tij po lufton në fushëbetejë për mbrojtjen e vendit. Në vetëm dy javë ai i është drejtuar 10 parlamenteve të botës, duke marrë duartrokitje dhe lëvdata kudo.

‘Ai di të mishërojë shpirtin e kombit’ , tha Jonathan Eyal, nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara. Jo vetëm në të folur, por edhe në mënyrën se si shfaqet në sfondin e tij ku flet.

Fjalimet e Zelenskyt mbartin një qëllim urgjent, të mbledhin sa më shumë mbështetje ndërkombëtare  dhe presidenti Zelensky  po e realizon këtë më së miri me një sërë mesazhesh shumë të përshtatura dhe të ‘goditura’, që nga rënia e Murit të Berlinit deri te sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork, Zelensky prek ngjarjet dhe traumat epike kombëtare.

Në një fjalim të tij në Kongresin Amerikan të mbushur me referenca për Pearl Harbour, Martin Luther King dhe malit Rushmore , Presidenti Zelensky iu drejtua audiencës me një gjuhë të qartë e jo diplomatike, duke drejtuar dhe pyetjen në formë lutjeje sikurse ai bënë zakonisht gjatë fjalimeve të tij:

Gjatë një fjalimi tjetër të tij në Dhomën e Deputetëve të Italisë, Presidenti Zelensky duke përdorur një gjuhë qortuese iu drejtua audiencës duke thënë se anëtarët e rrethit të Putinit kanë qenë me pushime në Itali duke drejtuar thirrjen: “Mos u bëni vendpushim për vrasës“.

Si president i një vendi që vuan nga një pushtim i paprovokuar, Zelensky ka fituar të drejtën që të hyjë në parlamentin e një vendi të huaj e të thotë ‘turp për ty’, duke e vendosur veten e tij  si një arbitër moral. Nga këndvështrimi i tij unik, si udhëheqës i një vendi që sapo është pushtuar, pa provokime, është ndoshta e kuptueshme që Zelensky ndjen nevojën për të shprehur mllefin e tij drejtuar ndjekësve.

Në secilin prej fjalimeve të tij të bashkë-shkruar nga ndihmësi i ngushtë i tij, Dmytro Litvin,  Zelensky ka pasur një audiencë të robëruar, mes tyre politikanë të elektrizuar nga retorika e tij jokonvencionale, e drejtpërdrejtë e zemërimit të drejtë të një lideri. Ai flet gjithashtu dhe me njerëzit e tij në gjuhën ukrainase dhe shmang veshjen e kostumeve të mprehta që zakonisht lidhen me këtë lloj spektakli politik, ky është një transformim i jashtëzakonshëm për një politikan, shkruan BBC.

Duke qenë një komedian, Zelensky di si drejtohet audiencës së tij, performanca e tij me mesazhe të thjeshta e të pa zbukuruar e ndihmojnë shumë, njëkohësisht ai krijon një lloji presioni ndaj liderëve në mënyrën se si ai i drejtohet dhe fjalët që përzgjedhë.

Turnet virtuale në parlamentet e botës, Zelensky nuk i bën thjesht për të fituar simpati, por si një mënyrë që Ukraina të luftojë për ekzistencën e saj dhe këtë mund ta bëjë vetëm me ndihmën masive dhe të qëndrueshme ushtarake nga aleatët e saj.

Prej javësh, presidenti Zelensky i ka kërkuar NATO-s të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Ai e di që nuk do ta marrë, por e bën këtë kërkesë sepse ai e di se do të përfitojë diçka tjetër në këmbim, dhe pikërisht kjo është strategjia e tij.

Sot Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, ku si me të gjithë shtetet e tjera ku ka folur, do falënderojë për mbështetjen e nga ana tjetër do bëjë thirrje për mbështetje të Ukrainës, e për sanksione më të rënda ndaj Rusisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img