Site icon PrishtinaPress

Nga Elyesse në Malaga, Kurti merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Europianë ku VV u bë anëtare

Kryeministri Albin Kurti ka shkuar në Malaga të Spanjës pasi është pritur mbrëmë në Pallatin Elysse nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Sipas një njoftimi të Vetëvendosjes Kurti ka shkuar atje , në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) ku ky subjket është bërë anëtar i kësaj organizate.

Krei i VV’së aty ka mbajtur edhe një një fjalim ndërsa Vetëvendosje thotë se “anëtarësim erdhi si rezultat i punës së bërë ndër vite, konsistencës në parimet socialdemokrate si organizatë dhe me shembull të udhëheqjes socialdemokrate në qeverisje”.

Njoftimi i plotë

Lëvizja VETËVENDOSJE! bëhet anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë – PES

Sot, në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) – që po mbahet në Malaga të Spanjës për hir të zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024 – me votë të anëtarëve iu dha drita e gjelbërt anëtarësimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë familje politike të rëndësishme.

PES është forca politike më e madhe e së majtës në Bashkimin Evropian e cila është e përfaqësuar edhe në Parlamentin Evropian me grupin ‘’Socialistët & Demokratët’’ (S&D).

Pas fjalës hyrëse së Kryetarit të PES dhe ish-Kryeministrit të Suedisë Stefan Löfven mbi sfidat e Europës, Kryetari Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, iu drejtua delegatëve të partive anëtare me një fjalë përshëndetëse, ku theksohej progresi  i përgjithshëm i Kosovës, por edhe kohën e rëndë që përjeton Evropa.

Anëtarësimi i Lëvizjes në këtë organizatë është një tjetër përparim në marrëdheniet ndërpartiake e ndërkombëtare, që do ta ndihmojë subjektin tonë në realizimin e synimeve dhe të programit progresist.

Ky anëtarësim erdhi si rezultat i punës së bërë ndër vite, konsistencës në parimet socialdemokrate si organizatë dhe me shembull të udhëheqjes socialdemokrate në qeverisje.

Exit mobile version