Site icon PrishtinaPress

Nga e hëna do të fillojë mësimi online edhe për klasat VI, VII, VIII dhe IX

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë të ditur se janë duke bërë xhirimet nga klasa I-IX edhe gjatë kësaj jave.  Nga MAShT-i po thonë se procesi i xhirimit të njësive mësimore po bëhet me një ritëm të lartë.

Sipas tyre, nga e hëna do të fillojë mësimi edhe për klasat VI, VII, VIII dhe IX.

Ky është njoftimi i plotë nga MAShT-i:

MAShT-i ka vazhduar xhirimet për njësi mësimore edhe për klasat I-IX.

Tashmë procesi i përgatitjes së përmbajtjes për mësim në distancë po vazhdon me ritëm të lartë.

Për klasat I-V po përgatiten përmbajtjet mësimore për 4 lëndë mësimore.

Për klasën VI (8 lëndë).

Për klasët VII-IX (nga 9 lëndë).

Kemi filluar gjithashtu prodhimin e video-mësimeve në gjuhën turke dhe boshnjake.

Nga e hëna mësimi transmetohet për klasat I-IX, gjuhë dhe matematikë, ndërsa nga 6 prilli do të kemi një transmetim shumë më të dendur duke përfshirë mbi 70% të të gjitha lëndëve për të gjitha klasat.

MAShT-i ka dërguar kërkesë te DKA-të në komunat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serbë që edhe ata të dërgojnë mësimdhënës në Prishtinë për prodhimin e video materialeve në gjuhën serbe, por nuk kemi marrë përgjigje.

Gjatë javës gjithashtu është funksionalizuar web http://emesimi.rks-gov.net/, i cili ju dërgon direkt te kanali zyrtar i MAShTI-t në YouTube, ku mund t’i gjeni të gjitha mësimet që transmetohen në RTK1 dhe RTK4. Kemi marrë vendim që të gjitha mësimet të jenë si burim i hapur (open source) për çdo medie, me kusht që ato nuk monetizohen dhe modifikohen.

Po punohet instenzivisht në një platformë tjetër, e cila do të ofrojë të gjitha platformat e vendit dhe rajonit, si materiale ndihmëse për mësimin online.

Kemi përgatitur udhëzuesit e organizmit të mësimit online për të gjitha komunat e Kosovës.

Kemi përgatitë udhëzuesit për komunikim nga nxënësi/prindi deri tek MASHTI, hallka këto që mbajnë aktiv të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit duke i obliguar gjithashtu edhe për zingjirin e raportimit.

Kemi mbajtur konferencë virtuale me DKA-të.

Kemi qenë në komunikim me të gjithë rektorët e universiteteve private dhe publike dhe në bazë të raporteve që kemi, vijimi i mësimit online është i kënaqshëm.

Kemi dorëzuar në MFT propozimin e MASHTI-t për grantin specifik të komunave për arsim.

MAShTI në muajin shkurt ka trajtuar kërkesën e Institutit Albanologjik për ribotimin e veprave të prof. Anton Çettës, me rastin e 30 vjetorit të aksionit të pajtimit të gjaqeve dhe 100 vjetorit të lindjes së tij. Kjo kërkesë është përfshirë në buxhetin e Institutit Albanologjik për vitin 2020.

Për shkak të pandemisë COVID – 19, kemi shtyrë afatin për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekste shkollore, mjete mësimore, lektyrë shkollore dhe dokumentacion pedagogjik, nga shtëpitë botuese, deri me datë 17 prill 2020.

Orarin e transmetimit në RTK të mësimit në distancë do të bëjmë publik të hënën, më 30 mars 2020.

Exit mobile version