Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar sot në Bruksel komisionaren evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson, të cilën e ka falënderuar për ri-konfirmimin e Komisionit Evropian se Kosova ka plotësuar në tërësi kriteret për lëvizjen e lirë për qytetarët e saj.
Komisionarja Johansson ka ri-konfirmuar që Komisioni qëndron prapa vlerësimit të tij dhe se puna vazhdon tutje në kuadër të procesit ekzistues deri në kompletimin e liberalizimit të vizave, ka shkruar Sveçla në një status në Facebook.

Në takim u tha se lufta ndaj krimit, korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe të gjitha veprimtarive ilegale mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës.