Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se dje ka qenë në Berlin të Gjermanisë.
E marta ishte intensive siç tha diplomati sllovak pasi ishte e mbushur me takime të ndryshme në Kancelarinë, ministrinë e Jashtme dhe Bundestagun gjerman, të ndërlidhura me procesin negociator.
Ndërkohë, tani ai bëri të ditur se po shkon në Londër të Britanisë së Madhe, për dy ditë konsultimesh rreth dialogut Prishtinë-Beograd.
“Pas një dite intensive në Berlin ???????? dje e mbushur me takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër ???????? për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, shkroi ai në Twitter. prishtinapress.net