2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nga bashkimi kombëtar në vetëmenaxhimin e serbëve| Tahiri – Kurtit: Si ua shpjegon këtë shqiptarëve në Tiranë?

Ish-krynegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një reagim ndonëse të shkurtër rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë.

Tahiri përmendi premtimin e Kurtit se për të ardhur në pushtet thoshte se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

Por, ajo shprehet se tani Kurti po e bën “vetëmenaxhimin e pakicës serbe” bazuar në ujdinë e arritur me Serbinë, për të qëndruar në pushtet.

Madje, ajo iu drejtua Kurtit se si do t’ua sqaronte këtë dallim të tij në Tiranë para shqiptarëve.

“Me ‘bashkimin kombetar’ për te ardhur ne pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakices serbe’ për te mbetur ne pushtet – A thua si do ta shpjegoj këtë Kurti sot ne Tirane para shqiptareve”, shkroi Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img