-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nga Banjskë, Njësitet Speciale të Policisë urojnë vitin e ri

Një urim për vitin e ri 2024, për qytetarët e vendit, ka ardhur pas mesnatës nga Njësitet Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës, që ndodhen në veri të shtetit, në krye të detyrës.

Nga Banjskë, në një lidhje të drejtpërdrejt në Programin Festiv të ‘RADIO 1’, Veton Elshani – zv/Komandant i Policisë Rajonale të Kosovës për veri, ka deklaruar se atje paraqitet situatë e qetë dhe nën kontrollin e plotë të autoriteteve.

‘Festojmë në detyrë. Janë specialët më të mirë të vendit që festojnë në punë, në shërbim të atdheut. 2023-ta mbetet vit i krenarisë dhe suksesit në mbrojtje të rendit kushtetues dhe ligjit si dhe mbetet vit i mbamendjes e nderimit për veprën e policit tonë, kolegut, heroit Afrim Bunjaku, i rënë në detyrë. Situata është e qetë, kufinjtë poashtu. Qytetarët kanë kremtuar dhe po kremtojnë. Nga këtu urojmë më të mirat për të gjithë qytetarët e Republikës.’-deklaroi Elshani për ‘RADIO 1’./Njeshi&RADIO 1/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img