Njerëzit nisën të jetonin në shtëpi me rrota kryesisht gjatë pandemisë COVID, kur ne pamë disa konvertime mbresëlënëse.
Pikërisht atëherë Jonathan Perera filloi një ndërtim ambicioz të një autobusi shkollor.
Një video e fundit e postuar nga Mobile Dwellings na çon në një turne, duke filluar nga jashtë autobusit dhe pastaj brenda tij.
Ai ka të montuar panele diellore, ndërsa në brendësi paraqitjen e filloi me një sërë raftesh.
Brenda ka një tavolinë të palosshme, një kuzhinë më të madhe se në disa apartamente, e zbukuruar me pajisje të përmasave të plota.
Banjo ndodhet midis kuzhinës dhe dhomës së gjumit, e ndarë nga korridori.
Ndërsa në total, Perera ka investuar 175,000 dollarë për konvertim.