Nga Amerika Blakaj e bën horë Lumezin, nuk le fjalë pa thënë për të

63
Advertisement

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj që u largua për në SHBA ka ironizuar lidhur me deklaratat e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit për korrupsionin.

Advertisement

Përmes një shkrimi në Facebook, Blakaj ka shkruar se Lumezi po tenton që ta vë në lajthitje opinionin publik me këto deklarata.

“Mos e vet se t’kallxon vet” Përseri paska fol Lumezi a…, përseri e ka përmend emrin tim, nuk po besoj!

More ky “nuk merret me deklarata publike se nuk ka kohë, sepse është tepër i zënë duke vepruar e luftuar krimin e korrupsionin, në veçanti atë të profilit të lartë”. “Vend nuk do mi lanë, e myti… e myti… të lumtë!!!”

Po nuk ke si ta quash ndryshe punën e tij, kur flasim për korrupsionin e profilit të lartë, përveç se deklarim publik, përpjekje kjo për ta vënë në lajthim opinionin publik, e edhe më gjerë. Po nuk te shitën këto përralla ma, sepse raportet e institucionet me kredibile në fytyrë, po ta thonë…. Po kujt m’ja thënë more, duhet mo pas fytyrë se pari!”, ka shkruar ai.

Sipas Blakajt, Lumezi shqetësohej sa herë që thirrej dikush i profilit të lartë si i dyshuar apo dëshmitarë.

“Ani kur thirret në dispozita ligjore dhe përpjeket ti interpretoj ato!!!

POR, një gjë është e saktë në atë ç’farë paska deklaruar, nuk mund ta mohoj! Sa herë thirrën njërëzit e profilit të lartë (se për tjerët nuk po vlejkan dispozitat ligjore, as konsultimet..) qoftë si DESHMITAR apo të DYSHUAR, ai SHQETËSOHËT SHUMË dhe menjëherë të thërret në zyrë,…. sigurohet të të thërras përmes njerëzve të afërt të tij në zyrë ose përmës telefonave të tyre, sigurohët me çdo kusht se duhet shkuar po atë ditë (sepse e ka obligim ti kthej informacionet mënjeherë), sigurohet mirë se kush mund të hyj në zyrë në atë moment kur të therrët.

Pastaj sigurohet pse dhe në çfarë cilësie është ftuar zyrtari i lartë, mundohet ti arsyetoj veprimet e tyre me imunitet dhe KAPAKU është kur ti kërkon pyetjet se për çfarë konkretishtë do ta pyesesh zyrtarin e lartë shtetërorë lidhur me veprën e caktuar penale, SEPSE thjeshtë “i vjen keq për ta”, e ka dëshirë që të vinë sa me të përgatitur…… e krejtë strategjia i prishet kur nuk i merr ato informacione të cilat i kërkon, e pastaj… fillon e ulurin duke të të kërrcnuar me masa disciplinore….

I kuptushëm reagimi I tij…. sepse e din që duhet dhënë llogari para padrodve të tij, nuk është e lehtë!”, ka shkruar tutje.

“O zotni, largë detyrave dhe përgjegjesive ligjore je, mos fol se u bane gazi i botës, askush nuk po të merr seriozishtë ma, madje as mercenarët tuaj sepse edhe ata e din SHUMË MIRË se sa vlenë, e lerë më opinioni publik”, përfundoi Blakaj.

PostAdssFotoja e reklamës