3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Nga Al Jazeera thonë se e kanë dërguar në GJND rastin e gazetares së vrarë

Rrjeti i mediave Al Jazeera ka punësuar një ekip ligjor, i cili do merret me rastin e vrasjes së gazetares së tyre Shireen Abu Akleh, duke e dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë.

Al Jazeera në një deklaratë të lëshuar gjatë së enjtes, thanë se kanë formuar një koalicion ndërkombëtar ku përfshihen pjesëtarë të ekipit ligjor të tyre së bashku me ekspertë ndërkombëtarë, dhe po përgatisin një dosje ku përfshihen detaje në lidhje me rastin e vrasjes së Abu Akleh, të cilën do ta dorëzojnë tek prokuroria e GJND-së.

Në dosjet e dorëzuara përveç rastit të gazetares, Al Jazeera do të përfshijë edhe detaje të shkatërrimit total të zyrave të tyre në Gaza gjatë majit të vitit 2021, duke shtuar këtu sulmet e ndryshme të vazhdueshme ndaj gazetarëve të rrjetit të lajmeve të cilët punojnë në territoret e okupuara palestineze.

Në deklaratën e lëshuar nga Al Jazeera, thuhet se vrasja ose sulmi fizik ndaj gazetarëve të cilët punojnë në zonat e luftës ose në territoret e okupuara është krim lufte, duke shkelur kështu Artikullin 8 të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Rrjeti i Mediave Al Jazeera dënon rastin e vrasjes së koleges sonë Shireen Abu Akleh, e cila për 25 vite punoi profesionalisht si gazetare, duke mbuluar edhe konfliktin i cili ende vazhdon në territoret e okupuara palestineze”, shtuan tutje Al Jazeera në deklaratën e lëshuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img