Ministri i Financave (MF), Avdullah Hoti, ka deklaruar se kanë marrë vendim për shtyrjen e afatit të faljes së borxheve edhe për gjashtë muaj.
“Kjo është bërë pasi që ka gatishmëri nga qytetarët për pagesë të borxheve. Në seancën e parë do të amandamentohet Ligji për Faljen e Borxheve. Borxhi total është 720 milionë euro. Deri tani janë falur 120 milionë euro”, ka thënë Hoti sot në një konferencë për medie. Ai ka thënë se pret që kjo iniciativë e Qeverisë së Kosovës të ketë sukses.
Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se vendimi i qeverisë për shtyrjen e afatit për faljen e borxheve është një mundësi e mirë për bizneset.
Gërxhaliu, ka theksuar se pret që të fillojnë lehtësirat tatimore për lëndën e parë.