7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Nga 33 pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive me COVID-19, dy prej tyre me gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 33 persona të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirus (COVID-19), shtatë prej të cilëve janë në një gjendje më të rënduar, ku dy prej tyre kanë nevojë për trajtim më të avancuar.

Doktori kujdestar në Klinikën Infektive, Arben Vishaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se për momentin janë dy pacientë të cilët e kanë gjendjen më të rëndë se të tjerët, teksa shumica e pacientëve janë në gjendje stabile.

Akualisht në Klinikën Infektive kemi të shtrirë 33 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Shtatë nga ta janë në një gjendje klinike të rënduar. Dy nga këta shtatë pacientë kanë nevojë për një trajtim më të avancuar, edhe janë në një gjendje pakëz më të rëndë, prandaj duhet trajtim më i avancuar. Kurse, pacientët e tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive pa oksigjen dhe janë duke u përcjellë vazhdimisht”, tha Vishaj.

Ndryshe, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komuniktën e fundit ka konfirmuar se nga data 08.02.2020 deri me 27.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 991 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tetëdhjetë e tetë (88) raste kanë rezultuar pozitive.

Deri më tani një pacient ka vdekur me coronavirus dhe një është shëruar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img