0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nga 1766 tituj të vendeve të punës në administrata, 9 janë koordinator

Shoqëria Civile ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të kryeministrit, Ramush Haradinaj për emërimin e dy koordinatorë në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri emëroi dje, Rexhep Hotin, koordinator nacional për kulturë, rini dhe sport në Republikën e Kosovës, ndërsa  Mendim Rugovën koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit.

Shoqëria civile ka shprehur friken se kryeministri nuk do të ndalet me kaq me emërimet politike.

“Pasi u tejngop administrata shtetërore me ministra, zëvendësministra, agjenci…tash Qeveria Haradinaj e ka nis një rend të ri të pozitave të larta shtetërore: atë të KOORDINATORËVE. Koordinator që emërohen në pozita që do të duhej të mbuloheshin nga ministrat ose nga zëvendësministrat. Pas emërimit të Koordinatorit për Çështjet e Rinisë dhe Koordinatorit Nacional për Administratë Shtetërore, sot qenkan emërua edhe Koordinatori për Ndryshime Klimatike dhe Koordinatori për Kulturë, Rini dhe Sport. Tash kjo nuk ndalet deri sa të emërohet nga një koordinator për secilën fushë. Goxha injorant duhet me qenë e mos me u ba nervoz me këtë kërdi që është ka bahet në taksat tona”, ka qenë reagimi i Agron demi nga Instituti “GAP”, derisa ka pasur edhe reagime tjera të shumta.

Derisa kryeministri Haradinaj po merret me emërimin politike  të koordinatorëve në fushatë e ndryshme, në Shërbimin civil të Kosovës ekzistojnë 9 lloje të koordinatorëve. Ndërsa, egzistojnë1766 tituj të punës në Administratën Publike në Kosovë.

Titujt e vendeve të punës në Shërbimin civil të Kosovës të llojit koordinator mund ti shihni më poshtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img