Site icon PrishtinaPress

Nga 1 tetori fillon ribursimi i kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar qytetarët rreth aplikimit dhe dorëzimit të plikove me kuponë fiskal për tremujorin e tretë 2016.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për fillon nga data 01 Tetor 2016 deri me 31 Tetor 2016.
Administrata Tatimore e Kosovës bëhet duke  plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.
Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës, www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.
Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës.
Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal bëhet nga data 01 Tetor 2016 deri me 04 Nëntor 2016.
Exit mobile version