Duke filluar nga 1 janari 2024 nuk do të mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2014.
Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës në një postim në Facebook.
Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj e cili thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.
Mbështetësit e ligjit kanë thënë në atë kohë se veturat e vjetra e ndotin ambientin, kryesisht përmes lirimit më të madh të gazrave.