1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Nga 1 deri më 30 prill aplikohet për rimbursim të kuponëve

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM1/2017, fillon nga 1 prill 2017 deri më30 prill 2017.

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal”, ka njoftuar ATK-ja.
Sipas ATK-së, vetëm pasi të kenë aplikuar, përmes këtij aplikacioni, mund të dorëzohen fizikisht plikot në pikat e Postës së Kosovës.
“Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal bëhet nga data 01 prill 2017 deri me 04 maj 2017 (ora 16:00)”.

“Me qëllim që t’i mbajmë të informuar të gjithë qytetarët për gjendjen e plikos, nga muaji shkurt i këtij viti ATK ka zhvilluar një modul, përmes së cilit qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër, për gjendjen e plikos së tyre përmes sistemit në linkun: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal”, thekson ATK.

I vetmi burim i sigurt i informacionit sipas ATK–së për gjendjen e plikos, është KY MODUL ELEKTRONIKE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img