Evertoni edhe matematikisht e ka siguruar mbijetesën në Premierligë.
Ekipi i udhëhequr nga Lampard shënoi fitore me përmbysje nga 0:2 në 3:2, duke siguruar mbijetesën në elitën e futbollit anglez.
Mateta në minutën e 21-të dhe Ajeë në minutën e 36-të shënuan për Crystal Palace për epërsinë 0:2.
Por, pjesa e dytë ishte spektakolare. Keane ngushtoi epërsinën ë minutën e 54-të, para se Richarlison të barazonte në minutën e 75-të.
Në minutën e 85-të, Calvert-Lewin shënoi golin e fitores dhe çmendi tifozët vendas.
Ata madje e “pushtuan” fushën për ta festuar golin që ua siguroi mbijetesën, pas një sezoni të dobët të tyre.