4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Nezir Mehmetaj do të apelojë dënimin për krime lufte nga gjykata serbe

Shtetasi kosovar Nezir Mehmetaj është dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë me gjashtë vjet burgim, nën akuza për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999. 

Lidhur me këtë vendim, ekipi i tij mbrojtës i tij ka paralajmëruar se do ta apelojë këtë vendim.

Avokati i Mehmetajt, Milliq Konstantinoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se do ta apelojë vendimin, pasi, sipas tij, gjykata nuk ka prova relevante për asnjë pikë të aktakuzës.

Ai tha se gjykata nuk i ka pranuar provat që janë paraqitur nga mbrojtja, e të cilat, sipas tij, tregojnë se Mehmetaj nuk ka qenë fare në Rudicë në kohën që përmendet në aktakuzë, por ka qenë në Zvicër.

Gjykata e Lartë e Serbisë tha se ka konstatuar se Mehmetaj në qershor të vitit 1999 kishte marrë pjesë në rrëmbimin e civilit me kombësi rome, Jelaj Ramadan, mbetjet mortore të të cilit ende nuk janë gjetur.

Sipas pretendimeve të gjykatës, bashkë me Mehmetajn kanë qenë edhe anëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në vendimin e gjykatës u tha po ashtu se Mehmetaj ishte pjesëtar i UÇK-së dhe në atë kohë lëvizte në fshatin Rudicë me uniformë të UÇK-së.

Në aktakuzën ndaj Mehmetajt thuhej se në mes të qershorit të vitit 1999, ai kishte marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Dashiq dhe në fund të qershorit, kishte marrë pjesë në vrasjen e Jelaj Ramadanit dhe Zorka Shijakoviqit.

Gjykata e Lartë e Beogradit tha se nuk është dëshmuar pjesëmarrja e tij në vrasjen e anëtarëve të familjes Dashiq dhe Zorka Shijakoviqit, si dhe nuk është dëshmuar që Mehmetaj, në korrik të vitit 1999, kishte marrë pjesë në plaçkitjen dhe djegien e dhjetë shtëpive në fshat që i përkisnin joshqiptarëve.

Gjykata duket qartë se e ka bazuar vendimin në dëshminë e një dëshmitari të mbrojtur, i cili ka dhënë një deklaratë shumë të diskutueshme në Prokurori. 

“Bëhet fjalë për një person që në kohën e këtyre ngjarjeve ishte 14 vjeç”, tha Konstantinoviq.

Ai shtoi se gjatë gjykimit, mbrojtja ka theksuar se Mehmetajt nuk mund t’i vihet barra për veprimet që kanë ndodhur pas qershorit të vitit 1999, kur lufta kishte përfunduar.

Në dënimin e shqiptuar nga shkalla e parë e gjyqësorit më 6 dhjetor, Mehmetajt do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim.

Nezir Mehmetaj u arrestua më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdar dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim.

Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar lirimin e Mehmetajt dhe të disa qytetarëve të tjerë të Kosovës, që janë arrestuar nga Serbia nën dyshime për krime lufte.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img