Cristiano Ronaldo nuk e mbështet ardhjen e Neymarit në Real Madrid.
Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi portugez nuk e sheh të nevojshme, blerjen e sulmuesit brazilian nga Paris Saint-Germain.
Motivet financiare
Një gjë që e shqetëson pesë herë fituesin e Topit të Artë është se klubi madrilen do t’i derdhte 350 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e brazilianit, veçanërisht duke ditur se Ronaldo kërkon rritje të lartë të pagës në kontratën aktuale.
Cristiano i fiton 21 milionë euro në sezon momentalisht në Real, derisa Neymar i fiton 37 sosh në PSG.