2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Neymar pritet të largohet nga PSG për 220 milionë euro verën e ardhshme

Barcelona dhe Real Madridi janë alarmuar nga lajmet e fundit se braziliani Neymar ka një klauzolë në kontratën e tij me Paris Saint-Germainin, e cila ia lejon tij largimin nga klubi.

Largimi i mundshëm i Neymarit nga PSG-ja mund të jetë më e thjeshtë seç është dukur zakonisht. Siç raporton El Larguero i Cadena SER, Barcelona beson se ka një marrëveshje të nënshkruar me klubin parisien, e cila e lejon atë të largohet verën e ardhshme për 220 milionë euro, transmeton Express.

Në rast se asnjë klub nuk shpreh vullnet ta paguajë shumën e cekur për të, atëherë Neymari mund të largohet edhe për më pak se 200 milionë euro verën e vitit 2020.

Informata e njëjtë është publikuar edhe nga mediumi spanjoll Mundo Deportivo, sipas të cilit Neymari është penduar që e ka lënë gjigantin katalonas dhe se i ka ruajtur kontaktet me klubin e vjetër duke e shprehur dëshirën për t’u kthyer.

Në fakt, sipas SER, drejtuesit e klubit katalonas janë të bindur se braziliani do të largohet nga kryeqyteti francez në vitin 2020 dhe apo mbase edhe më herët.

Thuhet se gjatë verës që lamë pas, Neymar gati sa nuk kishte qarë përballë drejtorit sportiv të Barçës, duke i kërkuar ta kthente në klub.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img