Pas eliminimit të PSG në Ligën e Kampionëve, Neymar shkoi tek babai i tij për ta njoftuar se nuk do ta veshë më asnjëherë fanellën e klubit parisien, duke i kërkuar atij të filloj negociatat me Real Madridin për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetës ‘ABC’ , braziliani ka marrë vendim që të mos luajë më me PSG-në. “Nuk kthehem te PSG, s’ka kthim mbrapa” , thuhet se Neymar i tha familjes dhe miqve të tij të afërt.
Neymar Senior, babi i Neymar Jr, është i mandatuar të mirret me këtë punë gjatë 3 muajve sa Neymar është jashtë fushave, për të negociuar me presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi dhe me Florentino Perez. Sigurisht nuk do të jetë një punë e lehtë.
Gjithmonë sipas gazetës, Neymar është i gatshëm të heqë dorë nga paga e tij në PSG për të lehtësuar operacionin. Sulmuesi ndjehet i keqtrajtuar nga tifozët, nuk ka miqësi aq të mirë me shumicën e stafit të PSG dhe ka kuptuar se transferimi në Paris ishte një bast i ga buar. “Unë vij këtu, një Ligë pa traditë dhe ata më fishkëllejnë mua, unë nuk dua të vazhdoj as edhe një minutë tjetër”, ishin fjalët tjera që Neymar i tha familjes së tij.