Neymar dhe Messi e kanë një shoqëri që rrallë shihet në futboll.
Dikur si bashkëlojtarë te Barcelona, fituan gjithçka çka fitohet.
E më pas, ata u ribashkuan për dy sezone edhe te PSG, por tani rrugët e tyre u ndanë sërish.
Neymar ka postuar një mesazh shumë emocionues pas largimit të Messit nga “Parku i Princave”.
“Vëlla.. nuk na doli ashtu siç e menduam por u munduam më të mirën. Ishte kenaqesi te ndaja edhe 2 vite me ju. Suksese në etapën tuaj të re dhe qofsh i lumtur. Të dua”, shkroi Neymar.