I pranishëm në Praia Grande (Sao Paulo, Brazil), për aktivitetin “Neymar Jr’s Five”, një turne minifutbolli pesë kundër pesë, i organizuar nga vetë ai e i shoqëruar nga shoku i tij, Dani Alves, Neymar foli për median ‘433’, për të cilën përzgjodhi edhe ekipin ideal të kalçetos, sipas tij.
“Unë do të luaja përkrah Messi, Dani Alves, Thago Sivla dhe Gabriel Jesus”, konfirmoi ylli i PSG dhe Brazilit. Një përzgjedhje në të cilën bie në sy menjëherë lënia jashtë e pretendentit për kurorën e më të mirit të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, në garë me argjentinasin Messi. Neymar përzgjodhi ish-shokun e tij të ekipit te Barcelona, Messi, dhe tre yjet e Brazilit, me dy prej të cilëve ai luan aktualisht te PSG, Thiago Silva dhe Dani Alves.