4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Neymar, “i mbijetuari” i vetëm i treshes së famshme “MNM”

Pas largimit të Lionel Messit dhe mundësisë gjithnjë e më të madhe të largimit edhe të Kylian Mbappes, Paris Saint-Germaini nuk e ka ndërmend të heq dorë edhe nga i vetmi i “mbijetuar” i treshes së famshme MNM.

Kjo treshe yjesh, përkundër emrave të tyre, nuk ia doli të bënte gjëra të mëdha në Evropë dhe kështu u shpërbë.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit francez duket se do t’ia japin edhe një rast Neymarit, i cili edhe vetë e ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Parkun e Princave”, shkruan mediumi francez “Le Parisien”.

Ish-futbollisti brazilian synon të kthehet në top-formë dhe ta japë kontributin e tij tek kampioni francez.

Ai madje dëshiron të bëhet lider i ri i ekipit që do ta ndërtojë trajneri i ri, Luis Enrique.

Përfaqësuesi brazilian është ftuar për turneun e Japonisë dhe duket në formë të mirë pas një rehabilitimi të gjatë pas intervenimit që e pati në muajin shkurt.

Neymar nuk pëlqehet më nga tifozët e PSG-së, të cilët e kontestuan në muajt e fundit, por ai do të mundohet t’ua ndryshojë mendjen atyre me paraqitje të shkëlqyeshme, siç i kishte bërë në pjesën e parë të sezonit të kaluar.

Pra, PSG-ja ka vendosur ta mbajë brazilianin edhe nëse merr ofertë të majme për të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img