Sulmuesi brazilian ka konfirmuar se ka kërkuar vazhdimisht të kthehet në Camp Nou pas startit jo të mirë të karrierës në Parkun e Princave
Neymar ka treguar se ai “ka bërë gjithçka” që të rikthehet në Barcelonë para se Lionel Messi të transferohet në Paris Saint-Germain.
PSG pagoi 222 milionë euro për të nënshkruar me Neymar nga Barcelona më 2017, duke i dhënë fund karrierës së tij të suksesshme katër vjeçare në Camp Nou.
Braziliani fitoi dy tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve sa ishte lojtar i Blaugranas ku ishte njeri nga tre sulmuesit më të mirë në Europë në atë kohë bashkë me Messi dhe Luis Suarez, por transferi në Parkun e Princave bëri që ai mos të paraqet të njëjtat cilësi si atje.
Neymari ka shënuar disa gola dhe asiste në dy sezonet e tij të parë në PSG, por po ashtu ka vuajtur nga lëndimet e ndryshme por edhe sëmundjet, me tifozët që për një moment ishin kthyer kundër tij, incident që kishte ndodhur në finalen e Kupës së Francës më 2019 ku ai goditi me grusht një spektator.
Sulmuesi fuqishëm ishte lidhur me një kthim në Barçë gjatë afatit të verës në të njëjtin vit, por marrëveshja nuk u materializua kurrë dhe ai që nga ajo kohë ka punuar për ta kthyer besimin tek tifozët e PSG.
“U përpoqa të rikthehem në Barça. Ne bëmë gjithçka, por ishte e pamundur”, ka konfirmuar Neymar gjatë një interviste për podcastin “Fenomenos”.
30 vjeçari tani është i kënaqur në Parkun e Princave dhe nuk ka më ndonjë dëshirë që të rinënshkruajë për Blaugranan. Veçanërisht tani që është ribashkuar me Messi.
“Jam shumë i lumtur që Leo e pati mundësinë të vinte këtu. Ai është shoku ime dhe ne ja kalojmë shumë mirë së bashku”.