Ylli brazilian, Neymar, ka mbushur të hënën 26 vjet, dhe ai është qartë golashënues më i mirë se Cristiano Ronaldo në këtë moshë. Por, si krahasohet ai me Lionel Messin kur argjentinasi ishte 26 vjeçar?
Neymari dhe Ronaldo kanë festuar sot ditëlindjet, braziliani është shtatë vjet më i i ri se Cristiano – ai mbushi 26 vjet, derisa portugezi 33.
Lojtari më i shtrenjtë në botë, Neymar (222 milionë) ka statistika impresionuese krahasuar me Ronaldon kur kishte mbushur 26 vjet.
Në këtë moshë, Neymar kë shënuar 321 gola në 520 ndeshje deri më tani.
Braziliani ka shënuar 268 gola në 437 ndeshje për Santosin, FC Barcelonën dhe Paris Saint-Germain në nivel klubesh, ndërsa ka shënuar edhe 53 gola në 83 ndeshje për Brazilin deri më tani.
Kështu, Neymar është dukshëm më i mirë se Ronaldo kur ishte 26 vjeçar. Portugezi kishte shënuar 213 gola në 472 paraqitje për klub dhe kombëtare deri me 5 shkurt 2011, 25 prej tyre kishin ardhur me Portugalinë.
Messi, në anën tjetër, ka statistika më të mira se Neymari kur kishte mbushur 26 vjet, më 24 qershor 2013. Argjentinasi kishte realizuar 348 gola në 462 ndeshje për klub dhe kombëtare, 35 për Argjentinën.
Nëse shikojmë trofetë, Messi në moshën 26 vjeçare numëronte 19 tituj, ndërsa Neymari aktualisht numëron 14 – tetë me Barcelonën dhe gjashtë me Santosin. Ronaldo si 26 vjeçar ka fituar 11 trofe – një me Sportingun dhe 10 me Manchester Unitedin deri në momentin kur mbushi 26 vjet, teksa pak muaj më vonë fitoi Copa del Rey me Real Madridin kundër Barcelonës.
Messi gjithashtu prin para Ronaldos dhe Neymarin kur vjen puna për çmimet individuale deri në moshën 26 vjeçare. Ylli i Barcelonës kur kishte mbushur 26 vjet, numëronte katër Topa të Artë, Ronaldo vetëm një, ndërsa Neymari vazhdon të kërkojë të parin.
Sido që të jetë, shifrat e Neymarit janë të frikshme dhe duke parë arritjet e Messit e Ronaldos pas moshës 26 vjeçare, e njëjta gjë parashikohet edhe për brazilianin, që shihet si pasues i 10 herë fituesve të Topit të Artë