Bilbili i Kosovës Nexhmije Pagarusha, nesër feston 85 vjetorin e lindjes, por qysh sot kanë nisur urimet për të.
Janë këngëtarët Yllka Kuqi e Blero ata që tashmë kanë uruar atë përmes rrjeteve të tyre sociale.
Artistja shqiptare Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë.
Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristaltë, etj.
Mori shumë çmime, ndër të tjera “Këngëtare e Shekullit”. Kur flasim për Nexhmijën, padyshim që kënga ”Baresha” na kujtohet si një ndër kryeveprat e interpretimit të saj.