Është liruar nga pozita Nexhmedin Rashica, drejtor në Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë.
Kjo është bërë e ditur nga vet kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
“Me kërkesë të tij e kam liruar nga detyra e drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Dr.Nexhmedin Rashicën, të cilin e falenderova për punën dhe kontributin e dhënë”, tha Idrizi.
Rashica u emërua si drejtor në dhjetor të 2021.