1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nexhat Sadiku qytetar në Prishtinë pretendon se iu mor prona pa dijeninë e tij

Një qytetar nga Prishtina po pretendon se disa persona në mënyrë të kundërligjshme ia kanë marrë mbi 2 hektarë tokë në lagjen “Veternik”. Në këtë pronë gjatë së premtes, kanë nisur punime, të cilat u ndërprenë nga Policia.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës u desh të ndërhynin për t’i ndërprerë punimet në këtë pronë në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Nexhat Sadiku pretendon se kjo pronë është e tij, dhe se sipas tij, persona të panjohur kanë falsifikuar dokumentet dhe ia kanë marrë pronën madje aty kanë filluar edhe të punojnë.

Ai ka telefonuar policinë për çka edhe u ndaluan punimet.

“Këtë tokë e kam trashëguar prej babës e babagjyshit prej para Luftës së Dytë Botërore 1938, edhe në procedurë e kam lëndën në gjyq se na ka marrë neve shteti”, ka thënë Sadiku.

Për të gjitha këto, avokatja e tij thotë se kanë dërguar kallëzim penal, dhe se tashmë prokuroria është duke e hetuar rastin.

Shton se në vitin 2015 kishte një aktgjykim nga dhomat e posaçme në Gjykatën Supreme, ku prona i është lënë një gruaje që kishte vdekur, ndonëse sipas fletës poseduese pronar është Nexhat Sadiku.

“Prokuroria është në dijeni shumë mirë që në rastin në fjalë ka shumë keqpërdorime e manipulime, por meqë janë të përfshimë edhe trupi gjykues, ne e dimë në çfarë niveli është sundimi i ligjit në Kosovë, dhe Prokuroria tash e një kohë të gjatë nuk ka marrë asnjë vendim me ndalu pronën e cila është fituar në mënyrë të kundërligjshme”, ka thënë avokatja Saranda Keqekolla.

Sadiku, i cili pretendon se është pronari i vetëm i mbi 2 hektarëve tokë në këtë pjesë të Prishtinës, thotë se nuk do të heqë dorë, pavarësisht rrethanave që krijohen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img