Site icon PrishtinaPress

Newcastle nuk heq dorë nga Tonali, bën ofertën e dytë, marrëveshja shumë afër

Newcastle United nuk e ka në plan të dorëzohet për mesfushorin Sandro Tonali.

Skuadra angleze e cila ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League pas gati 20 viteve, po mendon të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Pasi Milan refuzoi ofertën e parë prej 55 milionë eurove, Newcastle tani ka bërë ofertën e dytë zyrtare, me vlerë 70 milionë euro.

Sipas mediave angleze dhe italiane klubet tashmë janë duke diskuatuar dhe Milan është e gatshme për ta pranuar ofertën.

Exit mobile version