3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

New York-u iu bën thirrje banorëve të vendosin çipat AirTag të Apple në makinat e tyre për t’i gjurmuar ato në rast se vidhen

Kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams dhe departamenti i tij i policisë iu kanë kërkuar banorëve të ndihmojnë në luftimin e vjedhjes së automjeteve në qytet duke vendosur çipat gjurmues Apple AirTags në makinat e tyre.

Çipat AirTags janë pajisje të vogla rrethore gjurmuese që lejojnë përdoruesit të monitorojnë vendndodhjen e sendeve të tyre përmes aplikacionit “Find My” në iPhone-ët e tyre.

Nëse një automjet vidhet me një AirTag brenda, banorët do të jenë në gjendje të gjurmojnë makinën e tyre dhe të punojnë me oficerët e policisë për ta marrë atë.

“Është një pjesë vërtet e mahnitshme e zgjuarsisë”, tha Adams në një konferencë shtypi të dielën.

Apple i shet çipat AirTag duke filluar nga 29 dollarë dhe Adams tha se një organizatë jofitimprurëse në New York ka dhuruar 500 pajisje për t’i shpërndarë falas te banorët.

Departamenti i Policisë së Qytetit të New York-ut ndau një video të dielën duke demonstruar se si banorët mund ta përdorin një AirTag për të mbrojtur automjetet e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img