-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

New York Times: Vdes mbrojtësi i të drejtave të njeriut dhe disidenti Adem Demaçi

Adem Demaçi mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut, që udhëhoqi rezistencën kombëtare të Kosovës, vdiq sot në moshën 82 vjeçare.

Është mediumi New York Times ndër shumë mediume të tjera botërore që ka raportuar për vdekjen e qëndresës kombëtare shqiptare.

Gjatë seancës së sotme nënkryetari i parlamentit Xhavit Haliti, e ndërpreu seancën duke thënë se “Mësuesi jonë i cili kaloi 28 vjet burgim, është ndarë fizikisht nga ne” . Pas kësaj deputetët mbajtën një minutë heshtje.

E në nderim të veprës së Adem Demaçit, presidenti Hashim Thaçi ka shpallur tri ditë zi.

Demaçi u arrestua tri herë nga regjimit komunist  i  atëhershëm jugosllav  dhe kaloi 28 vjet burg.

Në vitin 1991, ai u nderua me Çmimin Saharov të Parlamentit Europian për Lirinë e Mendimit dhe në vitin 2010 mori Urdhrin Hero i Kosovës.

Ai ishte gjithashtu për një kohë ka qenë përfaqësues politikë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Demaçi i cili studioi për letërsi, drejtësi dhe arsim, njihej si shkrimtarë, sidomos me novelën e tij të titulluar “ Gjarpinjtë e gjakut “ të vitit 1958.

Pas luftës, Demaçi  mori pjesë në politikë, ku mbajti disa poste në media dhe u përfshi më shumë në mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img