Në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, u zhvillua protesta e pestë radhazi “Serbia kundër dhunës”. Këto protesta filluan si pasojë e dy masakrave të ndodhura në një shkollë në Beograd dhe një fshat pranë kryeqytetit, ku u vranë 18 persona.
“New York Times” i në një artikulli e ka cilësuar protestën si më të madhe në rrugët e kryeqytetit serb që nga përmbysja e qeverisë së Sllobodan Millosheviq më 5 tetor 2000.
Gjatë së shtunës është mbajtur protesta e pestë radhazi që nga fillimi i majit në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Protestat “Serbia kundër dhunës” kanë filluar si pasojë e dy masakrave që ndodhën atje, njëra në një shkollë në Beograd, tjera në një fshat në rrethinë të Beogradit, ku mbetën 18 persona të vrarë.
Për këto protesta ka shkruar e prestigjiozja amerikane “New York Times”, ku në një artikull i ka cilësuar këto protesta si më të mëdha në rrugët e kryeqytet serb që nga përmbysja e 5 tetorit të vitit 2000, kur u përmbys qeveria e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
“Protestat në Serbi për të shtënat masive radhazi muajin e kaluar, u përhapën të shtunën më të mëdha në rrugët e kryeqytet, Beograd, qëkur demonstruesit rrëzuan Slobodan Millosheviçin si president i Serbisë në vitin 2000”, shkruan “New York Times”.
Gjithashtu, në artikullin dedikuar këtyre protestave, shkruhet se protestat janë shndërruar në një revoltë kundër sundimit gjithnjë e më autoritar të presidentit Aleksandër Vuçiq.
“Protestat janë shndërruar në një revoltë më të gjerë, por deri më tani, paqësore kundër sundimit gjithnjë e më autoritar të zotit Vuçiç, i cili ka qeverisur kombin ballkanik, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president, për gati një dekadë. Z. Vuçiq e filloi karrierën e tij politike si një nacionalist radikal gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990, por ka kërkuar në vitet e fundit të paraqitet si një udhëheqës proevropian i etur që Serbia të ringjallë përpjekjet e saj të ngecura për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ai ka hequr dorë nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, por Serbia votoi në Kombet e Bashkuara për të dënuar Moskën”.
Shumë protestues gjatë të shtunës brohoritën për dorëheqjen Vuçiç dhe një grup lëshoi tullumbace me helium duke mbajtur një pankartë me mesazhin “Vuçiq ik” nën një foto të madhe të presidentit serb.