I burgosuri me burgim të përjetshëm, Sokol Mjaçaj, dyshohet se e ka vrarë një të burgosur dhe e ka plagosur një tjetër.
Sipas A2 CNN, për gati një orë, Mjaçaj shkaktoi trazira në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, por më pas është neutralizuar.
Në vendngjarje kanë shkuar Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale të Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve dhe Forcat RENEA.
Ndërsa më herët, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, njoftoi se ka firmosur urdhrin që i dënuari Sokol Mjaçaj të izolohet në regjimin 41-bis.