Site icon PrishtinaPress

Neurokirurgu, Mentrol Petrela shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Deçani si shumë qytete tjera të Kosovë, po shënon Ditën e Çlirimit.

E si shenjë respekti për njërin ndër dhjetë kirurgët më të mirë në botë, humanistin e intelektualin, Mentrol Petrelën, Deçani e shpalli si “Qytetar Nderi”, të komunës së tij.

Fjalë nderi mbajtën kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj.

“Kemi nderin të ia japim titullin ‘qytetar nderi’, njeriut që ndriti jo vetëm kombin tonë por edhe më tutje”, u shpreh Ramosaj.

“Deçani sot po duket edhe më bukur, kjo pasi ka edhe një ‘qytetar nderi’, e atë profesor, doktor Mentrol Petrelën. Urime”, tha Haradinaj.

Pjesëmarrës ishin edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, Nasim Haradinaj e shumë figura të ndritura e të njohura të Kosovës.

Exit mobile version